Shteti u grabiti 626 ha tokë fshatarëve të Himarës. Institucionet: Gabimi si pasojë e decentralizimit

28/09/2018 20:27

Dy veprime ligjore fusin në konflikt fshatarët e fshatit Shën Vasil me Bashkinë Himarë. VKM-ja u heq të drejtën e pronësisë pronarëve të ligjshëm të kullotave .

Në fshatin Shën Vasil janë 108 familje të cilat zotërojnë 1693 ha tokë kullosore me Certifikate Pronësie, por një vendim i këshillit të ministrave në vitin 2016 këto prona ia kalon Bashkisë Himarë. Që nga ajo kohë midis bashkëpronarëve të fshatit Shën Vasil dhe Bashkisë Himarë ka nisur një konflikt , pasi të dyja palët kanë lidhur kontrata me blegtorët të ndryshëm. Grindja e tyre ka të bëjë me faktin se kush do i kullos bagëtitë në dy parcela që janë rreth 626 ha.

Për këtë shqetësimin të tyre banorët kanë vënë në dijeni edhe Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, ku kjo e fundit me një shkresë zyrtare i është drejtuar Bashkisë së Himarës që të bëj korrigjimin e duhur në lidhje me këtë ankesë të këtyre banorëve. E gjitha kjo, pasi Drejtoria e Pyjore e Vlorës ka bërë gabim duke i kaluar këto prona si pronë shtetërore. Gazetarët e Fiksit i drejtohen Drejtorisë Pyjorë të Himarës , ku drejtori i saj Oleg Goro shprehet se fshatarët e fshatit Shën Vasil kanë bërë hipotekimin e kullotave dhe të parcelave 36 dhe 12 për të cilat janë në sherr që në vitin 2012. Por VKM e vitit 2016 këto parcela ia kaloi Bashkisë Himarë “ meqë ne i disponojmë si parcela kemi bërë një marrëveshje me kryepleqtë e fshatit ku u lamë atyre në përdorim parcelën 12 ta kontraktojnë ata, dhe parcelën 36 që e kemi të kontraktuar me të njëjtin fermer e kemi bërë ne” sqaron drejtori Goro. Lind pyetja nëse Bashkia Himarë mund të veprojë kështu pa pasur një certifikatë pronësie mbi këto kullota? Vaso Strakosha, Drejtor i Menaxhimit të Mbrojtjes së tokave, Bashkia Himarë sqaron se këtu ka një ngërç, pasi ata ndodhen përball dy veprimeve ligjore. Nga njëra anë Certifikata e Pronësisë dhe nga ana tjetër VKM. “Pronar të bënë veprimi juridik ose akti i cili e fiton këtë pronësi. Këtu ndodhemi në një mbivendosje totale prone dhe zgjidhja më e mirë në këtë rast duhet që zotërinjtë ta kishin zgjidhur me gjykatë. Deri sa të shprehet gjyqësori çdo gjë duhet të pezullohet”, përfundon Strakosha.

Në këto kushte gazetarët e Fiksit i drejtohen edhe Ministrisë e Turizmit dhe Mjedisit si institucioni që ka përpiluar listat e pronave që i kanë shkuar qeverisë.

Ylli Hoxha Përgjegjës i Sektorit të Pyjeve dhe Kullotave në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit shprehet se është një gabim që ka ndodhur gjatë transferimit në kuadër të decentralizimit të ndodhur në fund të viti 2015. Ai shprehet se institucioni po merr të gjitha masat për ta korrigjuar fenomenin duke regjistruar pranë ZRPP-ve pasuritë kullotë dhe pyje. Korrigjimi sipas tij ka ndodhur “de jure”, por pritet që të kalojnë nga Këshilli Bashkiak Himarë që të marrë forcë ligjore dhe më pas të korrigjohet VKM 433 në të cilën është vërejtur ky konstatim. Por ende edhe sot ky këshill ende nuk është mbledhur për të marrë këtë vendim.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA