Një haker tajvanez pretendon se do të transmetojë veten duke hakuar faqen e Facebook-ut të Mark Zuckerberg të dielën.

Në një postim në rrjetin social për 26 000 fansat e tij, Chang Chi-juan premtoi të fshinte llogarinë e themeluesit të Facebook-ut dhe të transmetohej direkt duke bërë këtë gjë në “Facebook Live”.

Nëse do të ketë sukses, kjo nuk do të jetë hera e parë që faqja e Zuckerbergut sulmohet. Në vitin 2011, një haker arriti të dërgojë me sukses një përditësim të statusit nga llogaria e Zuckerbergut, duke inkurajuar themeluesin që të lejojë përdoruesit të investojnë në rrjetin e mediave sociale dhe ta kthejnë atë në një “biznes social”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA