Shkolla e fshatit Çerenec i Epërm në Bulqizë u mbyll dhe banorët janë të revoltuar.
“Të mbyllësh shkollën do të thotë të mbyllësh fshatin. Është turp i madh. Thonë shkoni këtu e shkoni atje. Më mirë të na thonë ikni në Maqedoni. Duhet t’i shoqërojmë fëmijët sepse i hanë qentë e katundit”, thonë banorët.
18 fëmijët që mësonin në këtë shkollë, nga klasa e parë deri në të katërtën, tani do të duhet të udhëtojnë disa kilometra në këmbë, deri te furgoni që i transporton për te shkolla e fshatit tjetër.
“Lodhemi duke ecur në këmbë, shkollën e kishim këtu. Në dimër e kemi shumë vështirë”, thonë fëmijët.
Por, edhe shkolla e re nuk ka kushtet e duhura, sipas prindërve. Ata kërkojnë shkollën e fshatit të tyre ose një zgjidhje më të mirë për nxënësit e moshës 6 deri 10 vjeç, që duhet të mësojnë në Çerenecin e Poshtëm.
Top Channel