Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Një person që shpërndante drogë pranë disa shkollave në Tiranë u arrestua gjatë një operacioni të policisë në kryeqytet.
Leonard Doka, 22 vjeç, banues në Tiranë, shiste hashash pranë shkollave 9-vjeçare “Ali Demi”, “Kushtrimi i Lirisë” dhe “1 Maji”.
Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën 30 doza hashash, ndërsa shoqëruesi i tij, një 21-vjeçar nga Tirana, po ndiqet penalisht në gjendje të lirë për moskallëzim krimi.
E njëjta procedurë po ndiqet edhe për një 24-vjeçar, të cilit iu gjetën dy doza hashash pranë shkollës “Qemal Stafa”.
Top Channel