Shqipëria dhe Maqedonia kanë nisur punën përgatitore për përshtatjen e legjislacionit me atë të Bashkimit Europian. “Screening” do të nisë me drejtësinë, pikërisht kapitullin 23, “Drejtësia dhe të drejtat themelore të njeriut”.
Vetë drejtori i përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit Chrisitian Danielsson që bën të ditur në Twitter takimin me delegacionit përkatëse të të dy shteteve.
“I nderuar të hap takimin e parë me Shqipërinë dhe Maqedoninë për shpjegimin e akisë së BE. Me nisjen e procesit teknik “screening” ne hyjmë në një fazë dinamike që synon të nxisë më tej progresin e reformave në përfitim të qytetarëve. Sot shënohet një tjetër moment historik në rrugën drejt BE-së”, shkruan Danielsson.
Delegacioni shqiptar kryesohet nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, dhe zv. ministri i Jashtëm Genti Cakaj.
Top Channel