I dënuari për vrasjen e Mirit të Xhikes, i kthehet qelisë. Arrestohet për gjobëvënie

27/09/2018 13:45

Lavdërim Tufa, autori i dënuar për vrasjen e Mirit të Xhikes i kthehet sërish qelisë. Sipas një njoftimi të policisë së Tiranës, ai është vënën në pranga për gjobvënie.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në D.V.P. Tiranë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: – Lavdrim Tufa, 37 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja”. Ky shtetas, i ka kërkuar shumën prej 90 000 euro duke e kanosur administratorit të një firme private, me pretendimin se ky i fundit kishte detyrime ndaj shtetasit italian P. E., 50 vjeç”, thotë policia.

Gjithashtu procedua në gjendje të lirë për “Moskallëzim Krimi”, F. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka patur dijeni për rastin dhe nuk ka kallëzuar pranë shërbimeve të Policisë. Në lidhje me rastin u shpallën në kërkim dhe 2 shtetas të tjerë dhe po punohet për kapjen e tyre: P. E., 50 vjeç, banues në Itali dhe A. G., 49 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Tufës, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një antiplumb. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, “Moskallëzim krimi” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA