25/12 20:31
Kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja i ftuar në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili në Top Channel tha se sa i përket çështjes së “përdhunimit të vajzës në Fushë Krujë nga djali i deputetit të PS-së” fjalën e ka drejtësia.
Ai akuzoi Partinë Demokratike duke thënë se selia e PD është shndërruar në zyrë azili politik.
“Kam qëndrim politik. Revolucioni i Saliut dhe Lulit. Fjalën për këtë çështje duhet ta thotë drejtësia. Drejtësia flet me fakte. Kemi tre çështje sot në KA dhe dy kallëzime në Prokurorinë e Tiranës. Ka kallëzim dhe të Ballës. Qëndrimi im është në anën e drejtësisë. Rast konkret tipik selia e PD është shndërruar në zyrë azili politik”, u shpreh Ulsi Manja.
Top Channel