Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryamdhi ka reaguar ditën e sotme mbi denoncimin nga nënkomisar Emiljano Nuhu një ditë më parë, i cili tha se janë mbyllur hetimet për djalin e deputetit socialist Rrahman Rrahja, që akuzohej nga një vajzë për përdhunim.
Kryemadhi u shpreh se Xhisela Malokun, duhet të merret menjëherë në mbrojtje nga institucionet. Kryetarja e LSI tha se djali i deputetit është në kërkim nga drejtësia.
“I bëj thirrje institucioneve të marrin në mbrojtje Xhisela Malokun. E dencoi 3 herë ngjarjen. Djali i deputetit është edhe i kërkuar nga drejtësia shqiptare, por ai është edhe ‘ligji edhe Maliqi’. Vetëm nëse ajo vajzë merret në mbrojtje zbardhet e vërteta. U bëj thirrje shoqatave të grave dhe shoqërisë civile të mos heshtin, por të jenë në krah të vajzës, për t’i dhënë besim për ta denoncuar rastin. Denoncimi i oficerit të policisë është një nga qindra ngjarje që bëjnë qytetarët e Shqipërisë”, tha Kryemadhi.
Top Channel