
Blegtorinë e dëmton importi! Qumështi serb vjen me çmim shumë më të lirë se sa prodhimi i fermave shqiptare. Fermeri: U detyrova të…
06/03 15:19
Uji i pijshëm që rrjedh në çezmat e banorëve të fshatrave Povelçe dhe Shënpjetër në rrethin e Fier, nuk përdoret as për të larë e aq më pak për të pirë.
Rreth 4 mijë banorët e këtyre dy fshatrave e marrin ujin nga kullat e ujit, të cilat kanë më shumë se 30 vjet pa u pastruar.
Vetë banorët thonë se uji është shumë i ndotur.
Pavarësisht kësaj ata vazhdojnë të paguajnë faturat aforfe deri në 1,800 lekë në muaj.
Kullat ose depot e ujit janë teje të amortizuara, çka e bën shumë të vështirë mirëmbajtjen e tyre nga punonjësit e ujësjellësit në Fier.
Top Channel