Top Story/ Si mashtroi Alfred Peza në vitin 2013, përpara se ai të bëhej deputet!

26/09/2018 21:23

Ekziston një dallim mes mashtrimeve të politikanëve që gënjejnë me vetëdije, duke bërë premtime realisht të pamundura, dhe atyre, premtimet e të cilëve, nuk arrijnë të përmbushen dot, apo nuk përmbushen plotësisht brenda një periudhe të caktuar.

Të tilla janë premtimet e bëra nga ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza, i cili u premtoi çifteve që do martoheshin brenda mandatit të tij, se njëri prej tyre do ketë punë të mirë, ku realiteti tregon se një pjesë e madhe e tyre nuk janë të punësuar.

Gjithashtu, ai nuk la pa premtuar se fshatin Pajova në rrethin e Elbasanit do e kthente në Bashki dhe do binjakëzonte ekipin e Peqinit me atë të Laçit, premtime këto sa absurde aq dhe të pambajtura.

1. “Çdo çift i ri që do të martohet, do të jetë patjetër njëri prej tyre në një punë të mirë”. Ky premtim nuk u mbajt nga deputeti i Peqinit, Alfred Peza. Shumë çifte u martuan përgjatë viteve 2013-2017, por pjesa më e madhe e tyre nuk janë të punësuar.

2. “Pajova, nga komunë, do të kthehet në Bashki”. Pajova, një fshat në rrethin e Elbasanit, jo vetëm që nuk u kthye në bashki, por me reformën e re territoriale u zhduk edhe si komunë.

3. “Binjakëzim me ekipin e Lacios”. Premtim absurd, pasi ekipi i Peqinit u rrënua duke zbritur nga Kategoria Superiore në Kategorinë e Dytë të futbollit shqiptar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA