Top Story/ Premtimet e bëra në 2013 nga Edi Rama, që sot nuk janë realizuar

26/09/2018 21:14

Deri më sot, një politikan shqiptarë mund të flas të pavërteta, të mashtrojë, të manipulojë, të tjetërsoj…dhe publiku të mos kuptojë asgjë. Top Story risjell në vëmendje premtimet elektorale të vitit 2013 dhe vitit 2015, pasi në vitin 2017, si rrallëherë politikanët u zgjodhën pa premtuar asgjë.

Kryetari i opozitës në atë kohë, Edi Rama, renditi një sërë premtimesh, kryesisht me karakter ekonomik, por që sot e kësaj dite, jemi në mandatin e dytë qeverisës, dhe ende nuk janë mbajtur.

“Do të heqim taksën 20% për bukën, do ta heqim taksën qumështin, do ta heqim taksën 20% për vezën, për miellin, për vajin, për sheqerin, dhe orizin”, – Sot e kësaj dite, kjo gjë nuk ka ndodhur dhe TVSH-ja e ushqimeve është 20%.

“Ka premtime, të cilat janë si premtime në erë, premtime le të themi shumë të përgjithshme… të cilat është dhe e kollajt të gënjesh”, – Shprehet Arlind Qori, Politolog.
“Ne jemi bërë gjithë pjesë e kësaj loje, ku ata bëjnë sikur premtojnë, dhe ne bëjmë sikur po i votojmë”, – Shprehet Aktivisti Koloreto Cukali.

Një tjetër premtim i pambajtur i Edi Ramës është anulimi i koncesioneve që prekin direkt interesin e qytetarëve.

“Do ti ç’bëjmë ato koncesione që kanë cenuar të drejtat në mënyrë korruptive…”, – Kryeministri Edi Rama nuk ka anuluar asnjë nga koncesionet si “Markimi i Karburantëve”, “Rapiscan”, “HEC-et mbi Valbonë dhe Vjosë” dhe “Vendburimet e naftës”, që dëmtojnë direkt interesin e qytetarëve.

“Shqiptarët nuk u besojnë premtimeve, por nuk akuzojnë për premtime boshe. Pra është një fajësi bilaterale, edhe ata që e bëjnë edhe ata që nuk kërkojnë përgjegjësi”, – Shprehet avokati dhe analisti Spartak Ngjela

Edi Rama: – ”Betohemi që për të gjithë familjarët, taksën e energjisë do ta ulim në 6%, për familjarët”, – Sot taksa e energjisë për familjarët është 20% dhe jo 6%, siç premtoi Edi Rama në vitin 2013.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA