Gjuetia e paligjshme në Nartë, banorët: Rrezik i madh për shpendët e egra
26/09/2018 17:37
Nga gjuetia natën, kanë mbetur vetëm fishekët bosh. Fajtorët ikin dhe nuk kapen kurrë.
Banorë e peshkatarë në Nartë janë të shqetësuar se kjo mrekulli e natyrës shqiptare po dëmtohet nga gjuetia masive e shpendëve të egër. Jo rrallë kanë njoftuar policinë por dhe janë përballur me gjuetarët e paligjshëm
Banorët e Nartës kërkojnë ndihmë. Një jetë pranë lagunës, ata e dinë më mirë se të tjerët se çfarë e rrezikon bukurinë natyrore të zonës dhe siç ka ndodhur në të kaluarën gjuetia do t’i dëbojë shpendët e egër.
Top Channel