Taulant Balla ka reaguar menjëherë pas denoncimit të bërë ditën e sotme nga oficeri i policisë Emiljano Nuhu, i cili ngriti akuza edhe ndaj tij se ka ndikuar në mbylljen e hetimeve për djalin e deputetit socialist Rrahman Rrahja, i cili akuzohej nga një vajzë për përdhunim.

Balla i vlerëson akuzat si një sajesë të ndyrë, e cila sipas tij është lehtësisht e verifikueshme. Ai thotë se do ta provojë në gjyqin e radhës me Lulzim Bashën këtë çështje.

“Hedh një i marrë një gurë në lume dhe 100 të mençur s’e nxjerrin dot, thotë populli!
Por jo, kjo që po shoh sot është më keq.

Të mençurit e dinë fare mirë çfarë marrëzie është kjo shpifje që janë turrur ta pasqyrojnë me një zell të madh, vetëm pasi e nxora unë vetë!

Kjo sajesë e ndyrë dhe e verifikueshme pa vështiresi nga çdokush që publikon lajme, ka një qëllim të qartë: Të çojë ujë në mullirin e prishur të Lulzim Bashës! Unë s’kam shkelur as në Krujë gjatë vitit të fundit dhe jo më në komisariatin e Krujës i armatosur. Unë e provoj lehtësisht ku kam qenë atë ditë që maskarai i paguar apo i paturp apo të dyja bashkë, ka bërë këtë letër për të përfituar azilin politik.

Dhe do ta provoj në gjyqin e radhës që do të kem me Lulzim Bashën për këtë çështje. Raportet mjekësore nuk do ta shpëtojnë Lulzimin nga pasojat juridike të gënjeshtrave të tij.

Ndërsa disa mediave hiena që ushqehen me mishra të ngordhur u kam lënë Zotin se tjetër s’kam ç’u them!”, mbyllet postimi i Ballës në “Facebook”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA