Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e së mërkurës në kodrat e fshatit Levan, pak kilometra nga qyteti i Fierit.

Sipas të dhënave, zjarri ka dëmtuar një sipërfaqe të konsiderueshme me ullishte. Përhapja e flakëve është ndihmuar edhe nga era që vazhdon të fryjë në zonën e Fierit.

Flakët janë afruar edhe në ullishtet përgjatë rrugës nacionale Fier-Levan, por pa rrezikuar ndërprerjen e qarkullimit të automjeteve.

Falë ndërhyrjes së 6 mjeteve të zjarrfikësve, policisë dhe banorëve të zonës, zjarri është vënë nën kontroll dhe është shuar. Në ndihmë të banorëve për shuarjen e zjarrit ka mbërritur edhe një helikopter.

Nga flakët e zjarrit janë rrezikuar edhe disa lokale që ndodhen në këtë zonë. Siç mësohet, zjarri është shkaktuar gjatë rrëzimit të një peme në një shtyllë të energjisë elektrike.

Top Channel