Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Pas 7 muajsh hetimi, Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor “Extra Service”, ku në pranga ranë 3 administratorë qendrash masazhi që akuzohen për shfrytëzim prostitucioni.
Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale H. D., 33 vjeç, A. M., 28 vjeçe dhe L. Q., 34 vjeçe, të tre banues në Tiranë. Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi M.M., 43 vjeç.
Ambientet e qendrave të masazhit qe administronin, ata i vendosnin në dispozicion për të ushtruar prostitucion vajzat e punësuara në to. Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë 7 punonjëse në këto qendra.
Top Channel