Raundi i parë i regjistrimeve në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër u mbyll me një numër minimal prej 163 regjistrimesh nga 805 studentë që ishte kuota e miratuar për këtë universitet.

Degët më të penalizuara janë ato të Mësuesisë, për të cilat kriteri i notës mesatare është mbi 7. Degë tradicionale si Gjuha dhe Letërsia Shqipe, Biokimia dhe Matematikë-Fizika kanë vetëm nga një regjistrim.

Jani Dine, zv/rektor i universitetit, thotë se regjistrimet e reja janë fokusuar në programet 2-vjeçare profesionale, tek të cilat kandidatët shohin edhe mundësinë e punësimit.

Edhe prej programeve standarte të sistemit “bachelor”, kandidatët kanë preferuar degët e Infermierisë, Teknologji Informacioni dhe Fakultetin Ekonomik.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila vizitoi universitetin pak ditë më parë, tha se institucioni më i rëndësishëm akademik në jug duhet të mbijetojë falë cilësisë dhe programeve specifike.

Universiteti i Gjirokastrës ka shënuar rënie të ndjeshme të numrit të studentëve nga viti në vit. Ndërsa në vitin 2012 kuotat e regjistrimit në këtë universitet ishin mbi 2000, sot kufiri maksimal i tyre është diçka më shumë se 800 studentë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA