
24/02 18:37
Ka ndryshuar prokurori i çështjes në hetimet për vdekjen në ambientet e Komisariatit të Korçës të Enea Ftoit.
Dosja, që kishte në hetim prokurori Elsion Sadikaj, i shkarkuar nga Vetting-u, i ka kaluar prokurores Oli Visi.
Enea Ftoi vdiq në Komisariatin e Korçës, në muajin prill. Familjarët akuzuan policinë, por ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi vdekjen natyrore të të riut.
Top Channel