Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Safet Bajrin, nën masa të shumta sigurie.

Safet Bajri, një nga anëtarët e bandës “Bajri”, të goditur disa ditë më parë nga policia, ka mbërritur sot nën masa të rrepta sigurie në Gjykatën e Shkodrës. Forca të shumta policia kanë rrethuar gjykatën, ndërsa Bajri ka mbërritur me një mjet të blinduar.

Burime bëjnë me dije se në seancë do të bëhet rivlerësimi i masës së sigurisë për akuzat në Belgjikë. Safet Bajri akuzohet për trafik droge e prostitucion nga autoritetet belge. Për këto akuza ai është dënuar nga Apeli në Bruksel me 9 vite burgim.

Pas marrjes së masës së sigurisë për akuzat nga Belgjika, Safet Bajri do të vijë në Tiranë për një tjetër seancë tek Krimet e Rënda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA