Sezoni i ri politik ka filluar, ndërsa tensioni mes qeverisë dhe opozitës po vjen në rritje, me këta të fundit që kanë paralajmëruar disa nisma e aksione.
Ndër to vlen të përmenden “vettingu ndaj politikanëve” dhe “beteja kundër oligarkisë”, çështje të shtruara me bujë nga opozita, në këto ditë të para të vjeshtës.
Për të shpjeguar me detaje këto nisma dhe si do të procedohet me to, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të jetë i ftuar sonte në orën 21:00, në emisionin “Open” me Eni Vasilin.
Kjo do të jetë edhe intervista e parë e liderit të opozitës, për sezonin e ri politik, i cili ka nisur “i nxehtë” tashmë dhe pritet të vijojë i tillë të paktën deri në përfundim të zgjedhjeve të ardhshme lokale.
Top Channel