Fëmijët dhe të moshuarit e fshatit Çermë Sektor shpesh kanë probleme me frymëmarrjen. Banorët fajësojnë djegien e plehrave, të cilat depozitohen në këtë fshat të Divjakës me 8 mijë banorë, nga i gjithë territori i bashkisë.

“Tymi vjen deri te shtëpitë tona. Një herë erdhi edhe zjarrfikësja. U bllokuam nga mushkëritë”, thonë fëmijët.

Banorët thonë se në fshat, dy muajt e fundit ka qenë e pamundur të jetohet. Cilësia e ajrit është më e keqe se kurrë.

Mbetjet nuk i nënshtrohen asnjë lloj përpunimi. Të vetmit që i ngacmojnë pirgjet me mbeturina para se t’u vihet flaka, janë personat që mbledhin kanaçe. Dengjet me materiale i transferojnë larg fushës për t’i përzgjedhur, proces gjatë të cilit ndotja përphapet edhe në tokat bujqësore.

“Kur fryn era nga veriu, ia bën peshqesh atyre të Lushnjes; kur fryn nga jugu, na e bën neve peshqesh”, thotë një fermer.

Edhe pse është në dijeni, Bashkia e Divjakës nuk ka arritur ta normalizojë këtë situatë, ku banorët ekspozohen çdo ditë ndaj rreziqeve që vijnë nga fusha e mbetjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA