Eraldi kërkon ndihmë; I riu nga Kuçova do punë dhe kurim për të motrën

24/09/2018 12:45

Jeta është bërë më e vështirë për një të ri nga një fshat i Kuçovës. Eraldit i vdiq i ati dhe vuajtjet që kanë nisur që në moshën 14-vjeçare tani i janë shtuar. Ai kërkon ndihmë për të motrën që është e sëmurë.

Eraldi nga fshati Gegë bashkia Kuçovë 23 vite më parë humbi nënën. Që atëherë jeta ka qenë e padrejtë me të dhe të motrën. 14 vjeç ai mori rrugën e emigrimit për të mbajtur edhe babanë e sëmurë.

Babai u nda nga jeta 3 muaj më parë, dhe Eraldi nuk mundet t’ia dalë më i vetëm.

“Kur del ndonjë punë, dal e punoj. Çdo gjë e përballoj vetë”, shprehet ai.

Lana, e motra nuk e ka njohur kurrë nënën. Ajo vdiq ditën që e solli në jetë.

Për të, Eraldi do vetëm kurimin. Lana është e sëmurë me depresion dhe e abuzuar seksualisht në mungesë të të vëllait siç thonë familjarët nga njerëz që kurrë s’janë vënë para drejtësisë.

“Dua vetëm një mbështetje. Që të shkoj të punoj, mos rri këtu i mbyllur”, shprehet ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA