Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dha intervistën e parë për këtë sezon politik për emisionin “Open” në Top Channel, ku para moderatores Eni Vasili foli për nismat më të reja të opozitës.
Beteja kundër oligarkëve është një nga nismat, për të cilën opozita ka gati një projekt-ligj, që sipas Bashës do të godasë të gjitha aferat korruptive të qeverisë dhe do të shpëtojë rreth 2.2 miliardë euro para të shqiptarëve.
Basha shpjegon betejën kundër oligarkëve në “Open”: Shpëtojmë 2.2 mld euro
Ndërsa ishte duke folur për oligarkët, Basha ndërpreu bisedën me gazetaren Eni Vasili për të kërkuar leje që të heqë xhaketën, pasi kishte vapë.
“Nëse me lejoni ta heq xhaketën se më duket shumë vapë, keni vapë ju apo vetëm unë? ”, tha Basha me humor.
“Është një moment i mirë televiziv. lejen time dhe të publikut e morët, kështu që jeni… opozita gjithmonë dhe më sportive duhet të jetë”, u shpreh Eni po në të njëjtën mënyrë.
Top Channel