Kryeprokurorja Arta Marku duhet të nisë hetimet për kryeministrin Rama, shkruan në Facebook kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petirt Vasil, duke e quajtur të inkriminuar.

“Arta Marku e inkriminuar, nuk heton kryeministrin e paditur ne prokurori. Arta Marku me vetedijen e kamikaxes po shfaqet hapur nje mashe e kryeministrit duke mos e hetuar ate,duke mos e pyetur dhe duke mos e marre te pandehur.
Qe ne 11 korrik kryeministri eshte i paditur ne prokurori sepse mashtroi publikisht popullin shqiptar lidhur me audiopergjimin e vellait te ministrit te brendeshem kur ai vete perpara grupit parlamentar te PS deklaroi publikisht” thotë ai.

Sipas Vasilit, “Dosja e dhunimit te detyres te Arta Markut po rritet me shpejtesi marramendese dhe ajo pandeh se ky kryeminister do ti dale ne krah ne diten e saj te hallit.Sa naive e shkreta….Nuk e di qe do te jete thjesht nje kufome me shume ne listen e skeleteve ne sirtarin kryeministrit te kapur nga krimi..”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA