Rikonstruktohet shkolla në Kukës, punimet nisin disa ditë pas nisjes së mësimit

22/09/2018 13:06

Kanë nisur punimet për rikonstruksionin e shkollës së mesme “Qazim Shehu” në fshatin Shtiqën të Kukësit. Rikonstruksioni përfshin ndërhyrje terësore në mure, dysheme, tavane, tualete, rrjetin elektrik dhe atë të ngrohje. Punimet do të përfundojnë brenda katër muajve.

Kryebashkiaku i Kukësit nuk është pajtuar me nismën e Ministrisë së Arsimit për mbylljen e disa shkollave. Ai tha se ky vendim duhej diskutuar me komunetin dhe pushtetin vendor.

“Të dnërtojmë sa më shumë shkolla, se kullat ka kush i ndërton. TË mbyllen sa më pak shkolla, sepse dhe në shkresën që i kemi drejtuar drejtorisë arsimore, dhe shkresën që i kemi drejtuar ministrisë së Arsimit akoma pushteti vendor, njësitë vendore nuk kanë një studim se pse mbyllen shkollat. Nuk informohet njësia vendore, thjesht del një rregull, do mbyllet kjo shkollë e kjo shkollë”, thotë ai.

Investimi për restaurimin e shkollës është bashkëfinancim i Bashkisë se Kukësit me Fondin e Zhvillimit të Rajoneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA