Babagjyshi vjen nga deti/ Krishtlindje ndryshe në Himarë, fëmijët marrin dhuratat në breg
25/12 15:19
Ambulanca ndalon në plazh për të përmbushur dëshirën e fundit të një moshuari.
“Do të doja të shihja detin për herë të fundit”. Kjo ishte dëshira e shprehur nga një burrë 80-vjeçar, i cili, duke u transferuar nga Toskana në Kanaveze për arsye shëndetësore, ndjeu nevojën për të ndaluar dhe admiruar peizazhin, duke e ditur se ndoshta ato vende nuk do t’i shihte kurrë më.
Kjo ndodhi në Marina di Carrara. Pasi u konsultua me familjen, ekipi që e mori atë, një ekuipazh i Kryqit të Kuq të Ivrea (Torino), ia plotësoi dëshirën duke ndaluar ambulancën në një vend ku mund të shihej deti.
Operatorët më pas hapën derën e pasme të ambulancës, duke i lejuar të moshuarit të admironte detin, ndoshta për herën e fundit.
Top Channel