Sony ndërpret prodhimin e PS Vita
21/09/2018 09:23
Sony do të ndërpresë prodhimin e PlayStation Vita në Japoni pas vitit 2019 dhe nuk planifikon të lëshojë një pasardhës të kësaj konsole.
Lajmin e bëri të ditur për “Famitsu” nënkryetari i Sony-t, Hiroyuki Oda. Viti 2019 do të jetë viti i tetë i jetës së konsolës që për herë të parë doli në treg në vitin 2011.
“Aktualisht, ne nuk kemi plane në lidhje me një pajisje të re që mbahet në dorë. Në Japoni, ne do të prodhojmë PlayStation Vita deri në vitin 2019”, tha Oda.
PlayStation Vita ka shitur 16 milionë kopje në të gjithë botën, shumë më pak sesa PlayStation-i normal, që ka shitur 80 milionë kopje.
Top Channel