Basha: Krimi ka marrë dhenë me bekimin e Ramës, po përgatitet lirimi i Shullazit

21/09/2018 10:17

Nga Konferenca Ballkanike që organizon LDGSH në bashkëpunim me Forumin e Gruas së PPE që po zhvillohet në Tiranë , kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha hodhi edhe një herë tjetër akuza në drejtim të Kryeministrit Rama.

Kreu i PD u shpreh se Prokuroria e Përgjithshme, Arta Marku, la pa prokurorë çështjet “Tahiri” dhe “Shullazi”, ndërsa theksoi se po përgatitet lirimi i këtij të fundit. “Shërbëtorja e Ramës dje me një të rënë të lapsit la pa prokurorë çështjen e Tahirit dhe Shullazit. Sot prokuroria po mbron Saimir Tahirin, Xhafajn, po bëhet gati lirimi i Shullazit. U lirua Ermal Hoxha,sepse nuk nxori emrin e Olsi Ramës. Krimi ka marrë dhenë, sepse ka bekimin e Ramës dhe Xhafës”, tha ai.

Më tej, Basha ritheksoi edhe njëherë se shqiptarët kryesojnë listën për përdorim kokaine. “290 mijë shqiptarë, nuk arrijnë të sigurojnë bukën e gojës, mungesën e mjeteve financiare për të blerë libra. Nënat i përcjellin nënat në shkollë fëmijët. Shqiptarët kryesojnë vendet e botës për përdorim kokaine, pasi 2.5 për qind e popullsisë. Mund të na akuzoni se kemi folur para kohe, por s’mund të na akuzoni, sepse kemi qëlluar në shenjë”,shtoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA