Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe i ka kërkuar Gjykatës t’i japë lejen për ta dërguar për gjykim çiftin e ndërtuesve Rrapush dhe Vjollca Hoxholli, të cilët akuzohen për veprën penale të mashtrimit.

Nga hetimet e kryera prokuroria pretendon se ka vërtetuar të paktën 5 raste mashtrimi të çiftit Hoxholli ndaj qytetareve të ndryshëm me një dëm financiar të përllogaritur në disa qindra mijëra euro.

2 nga rastet e hetuara kanë të bëjnë me qytetarë që kanë denoncuar çiftin e ndërtuesve se u kanë shitur disa personave të njëjtin apartament. Ndërsa tre raste të tjera janë në qytetin e Shkodrës, ku çifti Hoxholli ka mashtruar disa qytetarë të cilëve u kishin marrë një sipërfaqe toke për të ndërtuar pallat dhe ndërtimi nuk është bërë.

  Ndërtuesi, mashtrues serial/ Rrapush Hoxholli, disa arrestime. Shiste disa herë një apartament

Gjatë fazës se hetimin, Rrapush dhe Vjollca Hoxholli ndonëse kanë pranuar episode, pretendojnë se kjo është një marrëdhënie civile mes tyre dhe personave që i kanë denoncuar dhe se këto çështje mund të ndiqen në rruge civile dhe jo penalisht pasi qëllimi nuk ka qenë mashtrimi.

Por grupi i hetimit dyshon se çifti Hoxholli i kanë bërë me vetëdije të plotë kontratat dhe veprimet e tjera mashtruese në dëm të disa qytetarëve.

Rrapush dhe Vjollca Hoxholli janë denoncuar edhe më parë për mashtrime me apartamentet që ndërtonin. Që nga viti 2004 e deri më tani ndaj tyre janë zhvilluar disa procese penale dhe shume me tepër çështje civile prej të cilave Rrapush Hoxholli ka marrë dy dënime penale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA