Sekuestrohen 1,2 milionë euro që dyshohet se do të shkonin për aktivitet kriminal

19/09/2018 14:59

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas referimit te Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ka vendosur sekuestro mbi shumën 1,2 milionë euro, të depozituar në një bankë të nivelit të dytë për llogarinë e shtetasit me iniciale A.H.

Nga aktet paraprake, transaksionet bankare në lidhje me këtë shumë janë justifikuar me anë të kontratave të dyshimta që nuk përputhen me të dhënat e shoqërisë, aksionet e të cilës janë shitur në shumën 1.2 milionë euro.

Deri në këtë fazë të hetimeve ka dyshime të arsyeshme se shuma e sekuestruar do të përdorej në aktivitet kriminal të personave të dyshuar dhe personave të tretë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA