Këngët e shkruara nga Lucio Batisti në bashkëpunim me kompozitorin Mogol bëhen një musical dhe mbërrijnë në kinema.

Do të ndodhë në 2019-n falë “Një aventure”, filmi që regjizori Marco Danieli sapo ka nisur të xhiroje mes zonës se Puglia-s dhe Romes. Xhirimet do te vazhdojne edhe per 7 jave te tjera, dhe filmi do të transmetohet ne kinema Brenda pranverës së vitit që vjen.

Mogol-I aktualisht po bashkëpunon me produksionin e filmit në rolin e konsulentit artistik.

E para gjë që duhet thënë është që nuk bëhet fjale për një biografi mbi Lucio Batistin, historia e të cilit është krejt e huaj për filmin, shpjegon regjizori Marco Danieli.

Është e rëndësishme të sqarohet se bëhet fjalë për një histori dashurie mes Matteo-s dhe Françeskës, një subjekt i shkruar dhe i skenarizuar nga Isabella Aguilar.

Këngët e Batistit janë lënda e gjallë rreth të cilës është ndërtuar historia. Këngët shënjojnë gjithashtu momentet thelbësore në historinë e dashurisë mes dy të rinjve për një kohë shumë të gjatë, rreth 15 vjeçare, nga adoleshenca e tyre ne Puglia, deri ne transferimin ne Rome: Francesca është e re, një rebele e lirë, ashtu siç mund të ishte në vitet e çlirimit seksual, në vitet 70’.

Matteo i dashuruar me të që ne fillim të adoleshencës bën gjithçka për ta joshur dhe për ta bërë të tijën, ku këngët e Batistit bëhen mjeti me ndihmues dhe njëkohësisht më frymezues.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA