Shemben ndërtimet pa leje në Jalë. Banorët kundërshtojnë aksionin e IKMT-së

18/09/2018 13:12

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) u përball me kundërshtimin e banorëve të tensionuar, gjatë aksionit për shembejn e 9 objekteve në zonën e Jalës.

Pas kundërshtimeve, disa banorë, 4 anëtarë të së njëjtës familje, janë larguar me forcë nga vendngjarja drejt mjediseve të Policisë së Himarës.

9 objektet janë banesa dhe hotele, të skualifikuara nga ALUIZNI si ndërtime të paligjshme. Por, banorët thonë se kanë dokumente të rregullta dhe tokën e kanë të përfituar nga ligji 7501.

IKMT sqaron se njoftimi për këta pronarë është bërë që në datën 15 korrik.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA