Policia e Beratit ka sekuestruar heroinë, kokainë, kanabis dhe 35 granta ofensive, duke shpallur në kërkim një 47-vjeçar.
Sipas burimeve zyrtare në sajë të operacionit të koduar “Kalaja” është bërë kontroll në shtëpinë e L.B në lagjen “13 Shtatori” ku u gjetën 441 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva e përpunuar në formën e Çokollatës , 2.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, një arkë me 35 granata ofensive dhe 40 difensive dhe peshore elektronike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” “Mbajtja e armëve dhe municioneve ushtarake”.
Top Channel