Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Një shtetase rreth 40 vjeç ka mbetur e vdekur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit pasi është përplasur nga një automjet.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugorë Elbasan- Cërrik, në fshati Malasej.
Automjeti tip “Ford”, me targa AA 562 EC, me drejtues shtetasin I. M. , 57 vjeç, banues në Peqin, ka aksidentuar, këmbësoren shtetasen E.M. rreth 40 vjeçe, banuese në fshatin Banjë.
Shtetasja menjëherë është transportuar për në spital, por për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën gjatë rrugës për në Spitalin e Elbasanit.
Top Channel