
Një subjekt lojërash fati e ushtron aktivitetin në Durrës vetëm pak metra larg një shkolle jopublike 9-vjeçare dhe të mesme.
Nxënësit e kësaj shkolle ashtu si dy institucione te tjera 9 vjecare mes të cilave gjendet një tjetër pikë.
Kalojnë çdo ditë para dyerve të lojërave të fatit, atje ku shpesh kontrolli i prindërve dhe mësuesve nuk mbërrin. Nxënësit janë të ndërgjegjshëm për rrezikun, por ndërsa tregojnë se kanë shokë të cilët i frekuentojnë, rastet janë dëshmi se askush nuk është imun ndaj vesit të kumarit, për sa kohë lojërat e fatit do të jenë kaq pranë shkollave.
Përveçse rrezikon moshat e reja, edhe në Durrës kumari nuk bën përjashtim. Rëndon gjendjen ekonomike të familjeve dhe çon drejt divorcit shumë çifte.
Top Channel