Një tjetër bandë italo-shqiptare u shkatërrua në Leçe. 11 persona mes të cilëve 6 shqiptarë u arrestuan gjatë një operacioni në Galipoli nën akuzën për trafik lëndësh narkotike.

Operacioni vuri në pranga shpërndarësit e drogës që operonin në rajonin e Puglias.

Ata shpërndanin kryesisht kokainë në Galipoli dhe bashkëpunonin me organizatën mafioze “Sacra Corona Unita”, një pjesëtar i rëndësishëm i së cilës është përfshirë në operacionin e sotëm.

Top Channel