Pezullimi i 16 mësuesve në Lushnje, MASR: Janë nën hetim për falsifikim

17/09/2018 13:46

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka sqaruar vendimin e marrë për pezullimin e 16 mësuesve në Lushnjë, ditën e parë të shkollës.

MASR sqaron se bazuar në kallëzimin e bërë gjatë viteve 2010-2013 se në shkollën 9-vjeçare Çermë e Sipërme ka pasur regjistrime fiktive, Prokuroria e Lushnjës ka regjistruar procedimin penal për “Falsifikimin e dokumenteve shkollore” duke kërkuar sot nga gjykata pezullimin e 16 mësuesve.

  Lushnje, pezullohen 16 mësues për shpërdorim detyre

Ky vendim është zbatuar menjëherë nga Zyra Arsimore Lushnje duke marrë masa të menjëhershme për zëvendësimin e këtyre mësuesve dhe mos pasur asnjë pengesë për mbarëvajtjen mësimore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA