Nisi viti i ri shkollor. 480 mijë nxënës, 32 mijë në klasë të parë

17/09/2018 08:08

Mëngjesi i kësaj të hëne ka shënuar hapjen e vitit të ri shkollor për 480 mijë nxënës, nga të cilët 32 mijë kanë provuar emocionet e tyre të para, pasi për ta ishte dita e parë e shkollës.

Teksa fëmijët e klasave të para po ambientoheshin me njëri-tjetrin dhe mësuesit, në klasat e tjera kishte filluar mësimi. Nxënësit tregojnë se gjumi këtë mëngjes u ka dalë më herët, me dëshirën e madhe për të shkuar në shkollë.

“Për mësuesen më kishte marrë shumë malli, edhe për shokët. Madje, kur pashë që kishin ardhur shokë të rinj, u gëzova shumë”, thotë njëri prej nxënësve.

68-vjeçarja Afërdita Zhuli, prej 35 vitesh ka qenë mësuese në Delvinë, ndërsa sot po përcjell mbesën e saj Magdën në shkollën “Sabaudin Gabrani”.

Shkollat publike dhe jopublike u hapën në gjithë vendin, ndërsa vijon debati për mbylljen e disa klasave apo shkollave në zonat ku këtë vit ka patur më pak nxënës të regjistruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA