Nëse në pjesën më të madhe të vendit, sot ishte dita e parë e shkollës dhe gjithçka nisi normalisht, nuk ka ndodhur aspak kështu për një shkollë 9-vjeçare në Çermë të Lushnjes.

Gjykata e Lushnjes pezulloi nga puna 16 mësues të shkollës 9-vjeçare në Çermë të Sipërme.

Mësimi sot në këtë shkollë ka nisur me mësues zëvendësues. Arsyeja se përse mësuesit janë pezulluar ne grup është se prokuroria kishte zbuluar se mësuesit kishin bërë regjistrime fiktive të numrit të nxënësve në shkollë për të ruajtur vendin e punës.

Në këtë shkollë janë regjistruar 220 nxënës, por duke u ulur numri i nxënësve të rinj, zvogëlohej edhe numri i klasave.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA