76 vite nga Konferenca e Pezës, Ruçi: Bashkim për reformat dhe Europën

16/09/2018 09:14

Këtë të dielë, në Pezë të Tiranës kremtohet përmes aktiviteteve të shumta 76-vjetori i zhvillimit të Konferencës së Pezës.

Gjithçka nis në orën 10 të mëngjesit me ceremoninë zyrtare të nderimit të dëshmorëve në Pezë, e më pas vijojnë aktivitete festive me muzikë deri në mbrëmje.

Për këtë festë ka reaguar edhe kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, i cili përmes zyrës së shtypit ka shpërndarë mesazhin e tij.

“Peza zgjodhi drejtimin e duhur në udhëkryqin e historisë. Peza integroi idealet e rilindasve me antifashizmin. Konferenca e Pezës kontribuoi për çlirimin dhe ndryshimin e Shqipërisë. Ngjarja e Pezës ishte bashkim për lirinë, ndërsa sot duhet të shërbejë si bashkim për reformat dhe Europën”, ka thënë ndër të tjera kryeparlamentari Ruçi.

Top Channel