25/11 16:24
Verën që sapo lamë pas, e pamë të mbushur me lajme për personazhe të njohur të showbizzit shqiptar.
Një nga personazhet e komentuar ishte edhe këngëtarja e aktorja e njohur, Rozana Radi.
Mjaft media të shkruara raportuan se Radi është fejuar dhe ka pranuar unazën e dhuruar nga partneri i saj. E gjitha kjo, sipas portaleve ndodhi gjatë pushimeve të saj në Kapri.
E pyetur në intervistën e saj të parë në “Pop Culture” nga Andi, Rozana ka mohuar kategorikisht këto lajme.
“Unë nuk jam e fejuar. Ja më shikoni gjë unazë? Unë bashkëjetoj prej 5 vitesh tashmë me dikë dhe nuk pres fejesë, por martesë”, – rrëfeu Rozi për “Pop Culture”.
Top Channel