Pas disa javësh punime përfundoi rikonstruksioni i rrugës së Qafë Plloçës. 5.5 kilometrat e saj në dalje të qytetit të Pogradecit ishin dëmtuar rëndë.
Ka përfunduar ndërhyrja për rikonstruksionin e aksit rrugor Pogradec-Qafe Plloce me një gjatësi prej 5.5 km një segment i cili ka qenë i amortizuar dhe mjaft problematik në periudhën e dimrit.
Pas përfundimit të punimeve ministri Damjan Gjiknuri dhe drejtori i përgjithshëm i Autoritetit kombëtar të rrugëve Afrim Qendro kanë inspektuar këtë segment duke vendosur theksin tek standardizimi infrastrukturor si edhe ndërhyrjet në segmente të tjera.
Kjo ndërhyrje i ka dhënë zgjidhje edhe problematikës disa vjeçare në dalje të qytetit të Pogradecit ku rruga ishte amortizuar dhe vështirësonte lëvizjen e automjeteve.
Top Channel