Gillian Anderson rrëfen jetën, seksualitetin dhe rolet e saj: Personi që e konsideroj partnerin tim të jetës është mashkull, por do të ndihesha njësoj nëse do të ishte grua
“Nuk mund të besosh në Zot dhe të jesh njëkohësisht Mafioz”. Kjo është thirrja që Papa Françesku bën ne fjalimin e tij ne Palermo. Lexon mjaft ngadalë tekstin e predikimit, me fjalët më të rënda kundër Mafies.
Papa Francesku ia dedikon predikimin e tij Mafies dhe Don Pino Puglisit, priftit të vrarë më 15 Shtator të vitit 1993 nga Cosa Nostra, për angazhimin e tij social.
Prift që nuk jetonte për t’u dukur, nuk jetonte me apele anti-mafie, dhe as nuk kënaqej duke mos bërë asgjë, por mbillte të mirën.
Papa denoncon moton karakteristike Mafioze e cila është: “Ti nuk e di kush jam unë”. Nga ana tjetër Papa e vë theksin tek motoja e Krishterë, e cila është: “Unë kam nevoje për ty”.
“Nuk mund të besosh në Zot dhe të jesh mafioz. Kush është mafioz nuk jeton si i krishterë, sepse blasfemon me jetën dhe me emrin e Zotit-Dashuri”. Konvertohuni! Me vete nuk do të merrni asgjë”, ishte thirrja e Papa Franceskut.
Top Channel