Operatori i Shpërndarjes njoftoi se ndërprerjet e energjisë gjatë këtij sezoni turistik janë përgjysmuar krahasuar me vitin e kaluar. Sipas të dhënave zyrtare, të publikuara nga kompania numri i defekteve për abonent gjatë periudhës qershor gusht ra me 50 për qind, ndërsa kohëzgjatja mesatare e ndërprerjeve të energjisë u ul nga 54.7 minuta që ishte vjen në 26.6 minuta sivjet.

Sipas OSHE, përmirësimi i treguesve të performancës është rezultat i investimeve në rrjet, por edhe angazhimit të mbi 1800 nëpunësve në terren. Prej vitesh ndërprerjet e energjisë kanë qenë një nga problemet më të mëdha për turistikët. Gjatë sezonit veror, konsumi I energjisë në zonat turistike rritet ndjeshëm për shkak të fluksit të turistëve.

Vitin e kaluar OSHE përdori për herë të parë nënstacionet e lëvizshme, veçanërisht në bregdetin e jugut, ku janë hasur dhe ndërprerjet më të shpeshta të energjisë. Sipas OSHE vënia në punë e këtyre nënstacioneve, por edhe rritja e investimeve në rrjetin e shpërndarjes ka bërë që këtë vit, numri i ndërprerjeve të energjisë të shënoi ulje të ndjeshme.

Në pesë vitet e ardhshme OSHEE planifikon që të investojë 294 milionë euro në rrjetin e energjisë, mesatarisht rreth 60 milionë euro në vit. Dy javë më parë, plani I investimeve të kompanisë I është dorëzuar zyrtarisht entit rregullator, autoriteti I cili jep aprovimin përfundimtar mbi shpenzimet buxhetore të tre kompanive publike të energjisë.

Sipas OSHE, investimet e reja që janë planifikuar do të ulin më tej jo vetëm ndërprerjet e energjisë, por edhe treguesin e humbjeve në rrjet, i cili për gjashtëmujorin e parë të këtij viti zbriti në 25.4 për qind.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA