Kazino dhe papunësi në Elbasan, lejohet hyrja edhe e minorenëve
15/09/2018 12:08
Kazinotë e lojërat e fatit nuk mungojnë as në qytete të varfra si Elbasani ku niveli i papunësisë është i madh.
Tundimit nuk i shpëtojnë sidomos moshat e reja, kryesisht adoleshentët, ndërsa situata bëhet problematike kur kryefamiljarët lenë të gjithë paratë e tyre në lojëra fati.
Kazinotë janë të përqendruara në qendër të qytetit, në bulevardin kryesor ku janë të aksesueshme lehtësisht nga të gjithë.
Nuk janë të pakta rastet kur prindërit marrin me vete fëmijë të mitur duke i bërë dëshmitarë të një vesi shkatërrues.
Top Channel