Duke filluar nga sot dhe çdo të shtunë tjetër në orën 18:20, nis transmetimi i emisionit për shëndetin, “Hipokrati”.

Një nga projektet më të rinj të Top Channel, i cili do t’i dedikohet tërësisht shëndetit të njeriut. Nga pyetjet më klasike të tipit si të kujdesemi për veten, deri tek evolucioni i mjekësisë, gjithmonë në një hap me zhvillimet më të fundit të shkencës, me qëllimin për t’ia transmetuar ato publikut.

Një hapësirë të vetën do të ketë në emision edhe mjekësia shqiptare, sistemi që aplikohet aktualisht në spitalet tona, teknikat dhe mjetet e punës; pra gjithçka që do t’i garantojë publikut të Top Channel, një kulturë shëndetësore për t’u kujdesur për veten dhe një informacion të gjerë, edhe me qëllimin që të dimë se si të kërkojmë gjithmonë trajtimet e merituara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA