Dita e Demokracisë, Meta: Duhet ta mbrojmë dhe zhvillojmë, siç e meriton vendi ynë

15/09/2018 13:09

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh në Ditën e Demokracisë, e cila duhet mbrojtur dhe zhvilluar, siç e meriton një vend si i yni.

“Demokracia nuk është dhënë një herë e përgjithmonë. Demokracia nuk vjen si dhuratë dhe as qëndron si e tillë. Demokracia duhet ruajtur, duhet mbrojtur, duhet zhvilluar sipas standardeve më të avancuara dhe siç e meriton një komb si i yni, që ka vuajtur shumë nga mungesa e saj. Rinia e sotme, me shpirtin e lirë, energjinë, guximin e kurajon e saj, të udhëheqë proceset demokratike për europianizimin e plotë të vendit”, shkruan Meta në një mesazh në Facebook.

Top Channel