Të paktën 5 persona humbën jetën kur stuhia Florence mbërriti në Karolinën e Veriut

Një nënë dhe foshnja e saj humbën jetën, kur një pemë u rrëzua mbi shtëpinë e tyre ndërsa një pensionist ra nw kontakt me energjine elektrike, ndërsa përpiqej të lidhte kabllot elektrike në shi.

Pothuajse një milion shtëpi dhe biznese mbetën pa energji elektrike. Urdhër-evakuimi është dhënë për 1.7 milione banore. Edhe pse i dobësuar nga uragan në një stuhi tropikale, Florence shkaktoi përmbytje të pazakonta në Karolinën e Veriut dhe të Jugut.

Sipas agjencisë për motin në SHBA, ekziston mundësia për tornado në pjesën juglindore të Karolinës së Veriut dhe verilindje të Karolinës së Jugut.

Guvernatori i Karolinës së Veriut Roy Copper tha se “Florence” mund të shkatërrojë komunitete të tëra. Qendra Kombëtare për Uraganet tha se stuhia po përparon ngadalë me erëra të qëndrueshme që kapin shpejtësinë 80 kilometra në orë.

Top Channel