Në kryeqytet, ditët e fundit në akset kryesore është konstatuar një trafik i rënduar i automjeteve.
Shkak është bërë ndërhyrja e Bashkisë për rikonstruktimin e asfaltit në disa pjesë të Unazës, por edhe zona të tjera.
Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Policia Rrugore ka kërkuar mbylljen e punimeve sa më parë, pasi të hënën qarkullimi i automjeteve pritet të rëndohet ndjeshëm, në mëngjes dhe pasdite.
Nga ana tjetër, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka urdhëruar marrjen e masave për ndalimin e qarkullimit të automjeteve për transportin e mallrave, nga ora 7 deri në 9 të mëngjesit në Unazën e vogël, por edhe në akse të tjera kryesore.
Ndërkohë, për mjetet mbi 3.5 tonë, që furnizojnë subjekte tregtare, qarkullimi do të lejohet pas orës 20 të mbrëmjes.
Top Channel