“Stabat Mater” nga Dvorak çeli sezonin artistik të Tetarit të Operas dhe Baletit, vënë në skenën e Teatrit Turbina, mbrëmjen e 13 shtatorit.
Simboli i poemës sinfonike, oratorisë gjermane dhe operetës italiane, “Stabat Mater” nga Dvorak, vlerësohet veçanërisht prej kompozitorit çek, i cili konsiderohet si një nga autorët më ekselentë dhe përfaqësuesi më i denjë i shkollës vjeneze dhe lëvizjes romantike.
Vepra është një himn dhe një shprehi e gjallë e shpresës, pas disfatave të shumta në jetën e Dvorak, me humbjen e tre fëmijëve të tij.
Në skenën shqiptare Satabat Mater erdhi si një premierë nën interpretimin e Marina Kurti, Vikena Kamenica, Denis Skura dhe Xhieldo Hyseni sëbashku me korin e Teatrit te Operas.
Top Channel