Forcat RENEA rrethuan një lagje në fshatin Remas të Divjakës, duke ushtruar kontroll në banesat e saj.

Por, banorët thonë se gjatë aksionit është ushtruar dhunë dhe një prej banorëve ka mbetur i plagosur. I zoti i një prej shtëpive, Haxhi Lika ka marrë plagë në kokë pasi janë dëgjuar dy të shtëna.

78-vjeçari Haxhi Lika është transportuar nga policia në spital në gjendje të rëndë. Policia ka shoqëruar në komisariatin e Lushnjes dy djemtë e familjes Lika, Arbenin dhe Martinin.

Policia ka dalë me një njoftim ku thuhet se qëllimi i aksionit ka qenë ndalimi i dy personave të shpallur në kërkim që dyshohej se strehoheshin në këtë banesë.

Në momentin që policia ka bërë rrethimin e banesës, Haxhi Lika nuk i është përgjigjur thirrjes së policisë, por ka dalë në dritare me një armë gjahu në dorë.

Ndodhur në këto kushte, policia ka qëlluar në ajër duke i bërë thirrje 78-vjeçarit për të dalë nga banesa. Në rrethana ende të paqarta, sipas policisë, Lika është dëmtuar në kokë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Eksperti mjeko-ligjor po punon për përcaktimin e shkakut të dëmtimit dhe rrethanat.

Burimet thonë se policia ishte në kërkim të Laert Haxhiut, një person i njohur me një dosje të pasur dhe që mendohet se është rival me një tjetër grup në Lushnje. Burimet thonë se Laert Haxhiu është i përfshirë në vrasjen e Gerti Lalës, i njohur si “Iriqi”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA